LAJME / E Diel 6 Korrik 2025, 19:07

“Dua një familje tjetër” / Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.

Ai tha në një intervistë se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër.

Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë.

Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, tregoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE