LAJME / E Premte 4 Korrik 2025, 13:01

Donald Trump i zhgënjyer nga Putini! Presidenti rus ndërmerr AKTIN EKSTREM për t’i treguar homologut që e ka “seriozisht”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se është i zhgënjyer me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pasi presidenti i Rusisë nuk po pranon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Komentet e presidentit Trump janë bërë një ditë më parë, pas telefonatës që ai zhvilloi me Vladimir Putin.

Përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes mjeteve diplomatike duket se kanë ngecur dhe Trump po përballet me thirrje të vazhdueshme. Madje edhe disa nga republikanët po përpiqen që të rrisin presionin ndaj Putin me qëllim që ky i fundit të pranojë negociatat për të bërë paqe me Ukrainën.

Gjatë bisedës së tyre e cila zgjati për rreth 1 orë, Trump dhe Putin nuk diskutuan vendimin e fundit të SHBA-së për të ndaluar furnizimet me disa pajisje ushtarake për Ukrainën.

Trump u tha gazetarëve “ne nuk e kemi” ndaluar plotësisht furnizimin me armë për Ukrainën dhe akuzoi paraardhësin e tij, Joe Biden , se kishte dërguar kaq shumë pajisje ushtarake në Kiev saqë rrezikonte dobësimin e mbrojtjes së SHBA-së.

“Po japim armë, por kemi dhënë kaq shumë armë. Por po japim armë”, tha republikani. “Dhe po punojmë me ta dhe po përpiqemi t’i ndihmojmë, por nuk e kemi ndaluar plotësisht. E dini, Biden e zbrazi vendin tonë duke u dhënë armë, dhe duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë”, shtoi ai.

E teksa Trump është duke u përpjekur për të “ulur gjakrat” mes Putin dhe Zelensky, presidenti rus ka vendosur që të sulmojë sërish Ukrainën.

Përgjatë natës ai ka bombarduar Kievin. Siç dhe raportojnë mediat e huaja një re e dendur tymi mbuloi kryeqytetin ukrainas. Më shumë se 550 dronë dhe 11 raketa u lëshuan përgjatë natës, ku si pasojë fatkeqësisht pati viktima dhe të plagosur

Gjithashtu, si pasojë e sulmeve pati dhe dëme të mëdha në infrastrukturë, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha e cilësoi natën e kaluar si një nga më “të këqijat” që ka përjetuar kryeqyteti.

Ai e akuzoi Putinin për një “shpërfillje të hapur” ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë atyre që kërkojnë ndalimin e luftës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE