LAJME / E Mërkurë 2 Korrik 2025, 13:01

Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Marjeta Karajt dhe Gazmir Ngotës

Gjykata e apelit prishi vendimin ndaj Marjeta Karaj dhe e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

Karaj ishte dënuar me 22 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje, një krim i ndodhur në 2017. Hetimet e prokurorisë siç raporton gazetarja e Top Channe Anila Hoxha konkluduan se gruaja bashkë me djalin dhe një shtetas tjetër kishin vrarë dhe djegur Menduh Kurtdedën.

Viktima u dhunua dhe më pas u dogj në zonën e Dajtit për një borxh prej 10 mijë euro.

Për këtë krim makabër është në burg edhe Gazmir Ngota i cili ishte dënuar me 22 burg dhe edhe për çështja është kthyer për rigjykim. Ndërkohë djali i saj Besmir Karaj vazhdon në kërkim.

Teksa dosja pritet të zbresë në shkallën e parë avokati Fran Dashi i tha gazetares Anila Hoxha se ‘ky vendim është i duhuri sepse shkalla e parë rëndoi pozitat e klientes sime duke e rënduar atë nga vrasje me dashje në vrasje në rrethana rënduese, duke mos na dhënë kohë të përgatitemi për mbrojtjen e re’, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE