LAJME / E Hënë 28 Tetor 2024, 13:01

“Do të bëja lëmsh…”/ A do të bëhej opinioniste e “BBV”? Egla Ceno shuan të gjitha dyshimet

Fituesja e “BBV3”, Egla Ceno, është tepër aktive nëpër rrjete sociale. Shpeshherë është parë të zhvillojë biseda virtuale me ndjekësit e saj, ku këta të fundit i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet. Gjatë një bisede të zhvilluar së fundmi, Egla është pyetur nëse do të bëhej opinioniste e “BBV”, dhe ja cila ishte përgjigjia e saj:

–A do të bëheshe opinioniste e BBV nëse do të të ofrohej?



“Po të më ofrohej do e pranoja”. Po së njëjtës pyetje më pas i ëshë përgjigjur: “Po me po, por kam frikë se do të bëja lëmsh dynjanë”.