LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 16:04

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në kete zon te Shqiperise

Në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit është shfaqur një fenomen i rrezikshëm natyror.

Pranë disa banesave janë hapur gropa karstike me thellësi deri në 25 metra, duke bërë të pasigurtë jetën e banorëve.

Këta të fundit tregojnë se çdo natë dëgjojnë zhurma poshtë tokës dhe shohin ditë pas dite dheun të fundoset.

Ata kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje nga organet kompetente.

Ekspertët e gjeologjisë e kanë klasifikuar Dumrenë, ku ndodhet edhe fshati në fjalë, si një nga zonat më delikate në vend, për shkak të terrenit të saj të ndjeshëm, me mbi 84 liqene natyrore të krijuara nga shkrirja e shkëmbinjve të gëlqeres dhe gipsit./tvklan.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE