LAJME / E Enjte 30 Nëntor 2023, 16:04

'Do iu pimë gjakun e do ju hamë kafkat'/ Kërcënonte izraelitët në rrjetet sociale, lirohet 22-vjeçarja palestineze

IZRAEL- Në grupin e palestinezëve të liruar mbrëmjen e djeshme (29 Nëntor) nga Izraeli në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, ishte edhe 22-vjeçarja, Ahed Tamimi.

Ajo u bë e njohur në vitin 2018 për goditjen me shuplakë të dy ushtarëve izraelitë në fshatin e saj Nabi Saleh të Bregut Perëndimor. Tamimi është arrestuar disa herë që nga 6 nëntori, pas një postimi në Instagram në arabisht dhe hebraisht drejtuar "kopeve të kolonëve izraelitë" në të cilin ajo shkroi:

"Ne po ju presim në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor, nga Hebroni në Jenin. Ne do t’ju masakrojmë dhe ju do të thoni se ajo që ju bëri Hitleri ishte një shaka. Ne do të pimë gjakun tuaj dhe do t’ju hamë kafkat", shkruhej në postimin e Tamimit.

Sipas familjes nuk ishte ajo që e kishte bërë atë postim.