LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 16:04

“Ditët e tij janë të numëruara”/ Irani ‘i frikësuar’, zyrtarët po mendojnë largimin e liderit suprem

Regjimi iranian po përballet me një krizë të thellë të brendshme, ndërsa disa zyrtarë të lartë në Teheran po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e largimit të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas raportimeve të “The Atlantic”, diskutimet për zëvendësimin e tij janë intensifikuar pas sulmeve të fundit amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit, që kanë thelluar përplasjet në Lindjen e Mesme.

Burime të brendshme nga regjimi kanë pohuar se “ditët e Khameneit janë të numëruara”, duke përmendur jo vetëm moshën e tij të thyer 86 vjeç dhe problemet e vazhdueshme shëndetësore, por edhe mungesën e ndikimit real në zhvillimet aktuale.

Ndërkohë, sipas “New York Times”, Ajatollah Khamenei është izoluar në një bunker nëntokësor, i shkëputur nga çdo komunikim elektronik për shkak të frikës nga një atentat.

Tre kandidatë për pasardhësin e tij janë tashmë në pritje, ndërsa një komision i posaçëm i përbërë nga tre klerikë të lartë po udhëheq procesin e tranzicionit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE