LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 18:06

Diplomati i njohur thirrje socialistëve: “Zbriteni Ramën nga kali, koha është sot”

Fatos Tarifa u drejtohet socialistëve: “Zbriteni Ramën nga kali, koha është sot”
Published by Redaksia

Pedagogu dhe diplomati Fatos Tarifa ka publikuar një letër të hapur drejtuar socialistëve shqiptarë, anëtarëve të Partisë Socialiste, deputetëve dhe mbështetësve të saj, duke u bërë thirrje të ndahen nga kryeministri Edi Rama para se të jetë vonë.

Tarifa argumenton se protestat masive të ditëve të fundit nuk janë fryt i ndonjë lufte hibride, siç pretendon kryeministri, por pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit sistemik, arbitraritetit në vendimmarrje dhe keqqeverisjes së akumuluar gjatë 13 viteve të qeverisjes së Ramës.

Sipas tij, populli nuk refuzon Partinë Socialiste, por kryetarin e saj, i cili ka qeverisur me arrogancë dhe e ka trajtuar pushtetin si pronë personale. Tarifa thekson se tetëqind mijë votat e dhëna për PS-në i përkasin partisë, jo Ramës, dhe se shqiptarët do t’ia jepnin ato edhe nën udhëheqjen e një socialisti tjetër të ndershëm dhe të mençur.

Intelektuali paralajmëron se Partia Socialiste rrezikon të humbasë elektoratin e saj, veçanërisht të rinjtë, nëse vazhdon të identifikohet plotësisht me kryeministrin. Ai i krahason zhvillimet aktuale me “berishizimin” e PD-së, duke u bërë thirrje socialistëve të marrin fatin e partisë në duart e tyre.

“Ka ardhur koha ta zbritni nga ai kalë. I keni të gjitha mundësitë, nëse mposhtni frikën dhe thyeni kultin e individit”, shkruan Tarifa, duke e mbyllur letrën me një apel për brezin e ri dhe të ardhmen e demokracisë në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE