
Policia e Sarandës ka reaguar lidhur me konfliktin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u dhunua shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit M. K., 35 vjeç, administrator i lokalit, E. N., 38 vjeç; F. H., 35 vjeç; I. Ç., 34 vjeç; A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti; si dhe B. S., 29 vjeç, taksist.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi P. D., 28 vjeç, i cili punonte si roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.
Policia bën me dije se në momentin e konfliktit Mateo Bakalli, po kalonte në rrugë me automjetin e tij. Pasi ka konstatuar konfliktin, ai ka ndaluar dhe është prezantuar me detyrën që mbante dhe është përpjekur të parandalojë përshkallëzimin e situatës.
Rojet e sigurisë së lokalit nuk e kanë ndaluar konfliktin fizik, por kanë filluar të godasin me grushte edhe Shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të komunikojë me shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.
Pas rreth një minute, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar disa prej personave të pranishëm në konflikt.
Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen e ndodhur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u pezulluan menjëherë nga detyra dy punonjësit e Policisë, Inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s.
Të dy këta punonjës ishin të dypunësuar pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti dhe nuk njoftuan policinë për ngjarjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
