
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident tragjik me autobus në Hungari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës në autostradën M3, pranë Mez?keresztes, rreth 140 kilometra në lindje të Budapestit. Në autobus ndodheshin gjithsej 59 persona, prej tyre 57 turistë dhe dy shoferë.
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat gjermane, autobusi ka dalë nga autostrada, është përmbysur dhe më pas ka përfunduar në një kanal.
Bilanci i deritanishëm është tragjik, me të paktën 12 viktima dhe 10 persona të lënduar rëndë. Ekipet emergjente kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe kanë nisur një operacion të gjerë për shpëtimin e udhëtarëve.
Dyshohet se shoferin e zuri gjumi. Sipas hetimeve fillestare të raportuara nga Bild, ekzistojnë dyshime se shoferin e kishte zënë gjumi gjatë drejtimit të autobusit.
Si pasojë, ai dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Megjithatë, shkaku përfundimtar i aksidentit mbetet objekt i hetimeve dhe autoritetet ende duhet të përcaktojnë dinamikën e plotë të ngjarjes.
Momente dramatike gjatë operacionit të shpëtimit. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 35 persona nga autobusi i aksidentuar.
Situata ka qenë veçanërisht e rëndë pasi disa prej udhëtarëve kishin mbetur të bllokuar nën automjetin e përmbysur.
Për operacionin e shpëtimit dhe nxjerrjen e autobusit nga kanali është dashur të përdoren edhe vinça.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa 10 prej tyre raportohet se kanë pësuar lëndime të rënda.
Pas aksidentit, shoferi i autobusit është arrestuar nga autoritetet hungareze.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë dhe shkaqet që çuan në tragjedinë me 12 viktima.
Një nga çështjet kryesore të hetimit pritet të jetë nëse lodhja dhe gjumi i shoferit kanë qenë shkaku kryesor i daljes së autobusit nga rruga.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet të analizohen edhe gjendja teknike e autobusit dhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në tragjedi.
Identitetet dhe shtetësitë e viktimave nuk janë bërë të ditura në informacionet e publikuara deri tani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
