
Detaje të reja po qarkullojnë lidhur me një përplasje të regjistruar në Sarandë, ku raportohet se është përfshirë edhe shefi i Krimeve, Mateo Bakalli.
Sipas një videoje dhe dëshmisë së personit që ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ Albania, ngjarja dyshohet se ka nisur brenda një lokali.
Pretendohet se shefi i Krimeve ka ngacmuar një vajzë, ndërsa pas këtij momenti badigardët e lokalit e kanë nxjerrë jashtë ambienteve. Pikërisht aty dyshohet se situata ka degjeneruar në një konflikt fizik.
Në pamjet e publikuara shihet një person që goditet me grushte, ndërsa pranë tij ndodhet edhe një tjetër person i prangosur.
Sipas versionit të personit që ka dërguar videon, në pamje ndodhen shefi i Krimeve dhe një efektiv i forcave “Shqiponja”, i cili pretendohet se godet badigardin.
Ky version ndryshon nga informacionet që kishin qarkulluar fillimisht për ngjarjen, sipas të cilave shefi i Krimeve ishte personi i dhunuar gjatë konfliktit.
Megjithatë, duhet theksuar se pretendimi se gjithçka nisi pas ngacmimit të një vajze nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe aktualisht mbetet versioni i personit që ka dërguar pamjet.
Pritet që hetimet dhe verifikimi i kamerave të sigurisë të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së plotë të ngjarjes dhe përgjegjësisë së personave të përfshirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
