LAJME / E Diel 16 Gusht 2026, 17:05

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me shtetin e madh evropian

Shqipëria mirëpret nënshkrimin nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Polonisë.

Marrëveshja synon të garantojë mbrojtjen e të drejtave sociale të qytetarëve që kanë punuar ose jetuar në të dyja vendet. Marrëveshja parashikon njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, duke u mundësuar qytetarëve që vitet e punës dhe kontributet e derdhura në një vend të merren në konsideratë edhe për përfitimet e sigurimeve shoqërore në vendin tjetër.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka vlerësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për forcimin e të drejtave dhe mundësive për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Marrëveshja me Poloninë i bashkohet rrjetit të marrëveshjeve që Shqipëria ka lidhur me vende të ndryshme për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore dhe njohjen e periudhave të punës e të kontributeve.

Në këtë mënyrë, qytetarët shqiptarë që kanë punuar në Poloni do të kenë një kuadër më të qartë për njohjen e viteve të sigurimit dhe përfitimin e të drejtave që lidhen me pensionet dhe sigurimet shoqërore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE