LAJME / E Diel 26 Maj 2024, 22:10

“Detyruan vëllezërit tanë të ndryshojnë emrat”/ Takimi me shqiptarët në Milano, mediat helene ‘shuplakë’ Ramës: Kryeministri shqiptar provokues ndaj Greqisë

Pas takimit me diasporën në Athinë, mediat greke kanë pasqyruar edhe takimin e sotëm të kryeministrit, Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano.

Sipas “Protothemës”, kryeministri shqiptar vazhdon retorikën e tij propagandistike.

Sipas mediat helene Rama nuk ka ngurruar të flasë për vuajtjet e tmerrshme të shqiptarëve në shtetin grek, duke iu referuar ndryshimeve të emrave.

Në fjalimin e tij Rama iu drejtua shqiptarëve: “ Ju, shqiptarët e Italisë, nuk i ndryshuat emrat, detyrimisht dhe gjerësisht, siç u ndodhi tragjikisht qindra e mijëra vëllezërve dhe motrave tona në Greqi, për një të vetëm dhe të vlefshëm. arsye, të cilën të gjithë e dimë shumë mirë. Është një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike.