LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 21:09

Detaje TRAGJIKE/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku 15-vjeçari Arbër Peçi është mbytur në pishinën private ‘Glow’.

Mësohet se adoleshenti ka bërë me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk denjoi të hidhej për t’i dhënë ndihmën e parë. Prej burimeve nga grupi hetimor mësohet se Arbër Peçi ishte nisur për në pishinë në orën 09:30 nën shoqërinë e dy shokëve të tij. Teksa këta të fundit u ulën në shezlongët përbri pishinës, Arbri u zhyt në ujë.

Pas pak minutash ai ka bërë me shenjë që ta ndihmonin të dilte në ujë por askush nuk ndërhyri. Pas kësaj, dy shokët e tij ngritën alarmin e më pas u lajmërua Policia e Gjirokastrës. Version i deritashëm zyrtar, është se 15-vjeçari ka pësuar atak kardiak pasi ra në kontakt me ujin, temperatura e të cilit ishte shumë gradë më poshtë sesa normalja.

Ndonëse nuk është kryer autopsia në trupin e fëmijës, ky është version i deritashëm zyrtar. I ngelet familjarëve që të vlerësojnë nëse janë të dakordësuar me këtë version, apo do të kërkojnë autopsi.

Nga ana tjetër, pishina dyshohet se nuk ka përmbushur kriteret kryesore të funksionimit të saj në raste emergjente. Nëse nuk ka instruktorë apo ekspertë shpëtimi në rast rreziku, duhej të kishte tabelë që paralajmëron njerëzit për rreziqet.

Prokuroria e Gjirokastrës ende nuk ka marrë në dispozicion pamjet filmike. Deri më tani janë shoqëruar në polici shtatë persona prej të cilëve dy shokët e të ndjerit, ndërsa pjesa tjetër personel i pishinës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE