
Historia tragjike e një familjeje shqiptare në Volos, ku një 50-vjeçar vrau kunatin e tij, pas dyshimeve se ky i fundit kishte abuzuar me vajzën e tij 18-vjeçare, mbetet temë e ditës.
Halla e viktimës, Erjon Pelivanit, ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ ku ka hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen.
E Kam nip. Lajmin e dëgjova në punë, nga mediat.
Po kam folur, por tani smë del.
Sa kohë kishte Erjoni që jetonte në Greqi?
Kishte kohë, smë kujtohet se sa.
Se di. Jam këtu në Shqipëri. Ngjarja shumë e rëndë. Por nuk di gjë.
Sa kohë kishte Elona që ishte martuar me Fatmirin?
10 vite. Ai kishte 3 vajza. Dhe djalin e bënë me mbesën time. Jam e tensionuar.
A kishte qenë mbesa juaj e martuar?
Ka një vajzë nga martesa e parë. Erjoni jetonte më larg Elonës, ishte i martuar me greke. Ka një fëmijë. E merrja në telefon dhe më thoshte; jam larg me vëllain. Kur vinte mbesa atje, flisja me Erjonin. Nuk e di mirë, por thonë se do të vijë trupi në Shqipëri.
Një djalë ka. Vëllai im jeton atje. Ishte me dokumente të rregullta.
Vëllai është pak larg nga goca, rreth 30 minuta nga goca e tij. Erjoni jeton larg me greken. Se di se çfarë vendi jeton.
Ti e beson atë që mund të ketë bërë Erjoni?
Nuk është gjë e mirë. S’më vjen mirë, nuk e di se si janë rrethanat. Ai është larg, habitem se si ka ndodhur.
