
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin policor të zhvilluar gjatë natës në Ksamil, për kapjen e një personi të kërkuar.
Raportohet se është arrestuar 34-vjeçari Elvis Koçi, i njohur ndryshe si Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari” nga Elbasani. Mësohet se oficerë nga Tirana po e ndiqnin dhe e kanë pikasur dje në Ksamil.
Rreth orës 22:30, u organizua një operacion për kapjen e tij, në bashkëpunim me agjentë civilë nga sektori i krimit të Sarandës.
Sapo i vuri re forcat e policisë, Çaushllari kreu manovra të rrezikshme, duke u përplasur me dy automjete civile të policisë dhe arriti të arratisej. Menjëherë filloi një ndjekje dhe forcat e FNSH u nisën edhe nga Saranda.
Pas 30 minutash, Çaushllari u pikas nga agjentët e krimit të Sarandës pranë një biznesi privat në rrugën Ksamil-Butrint. U sekuestrua edhe automjeti i tij, i cili rezultoi të ishte në emër të vëllait të tij.
Arsyeja e ndalimit të Çaushllarit nuk dihet ende, por burime të pakonfirmuara ende tregojnë se ai ishte në kërkim pas një dënimi nga Gjykata Penale e Kosovës. Çaushllari njihet si person i përfshirë në përplasjet e bandave të Elbasanit dhe ka një precedent të rëndë kriminal.
Ai u arrestua në vitin 2022 nga SPAK si pjesë e operacionit “Plumbi i Artë”, por u lirua një vit më vonë. Hetimet e mëparshme kanë zbuluar gjithashtu armiqësinë e tij me grupin e Suel Çelës në Elbasan, dhe madje i shpëtoi një atentati në vitin 2020”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
