LAJME / E Diel 9 Shkurt 2025, 11:11

Denoncimi i një gruaje ruse: Një burrë më hyri në shtëpi, 'lozi' me mua gjithë natën!

Një grua 40 vjeçare në Selanil denoncoi tek autoritetet policore se një burrë i kishte hyrë në shtëpi dhe kishte abuzuar me të gjatë gjithë natës.

Sipas policisë, mesditën e djeshme një 40-vjeçare nga Rusia ka shkuar në komisariat dhe ka denoncuar për përdhunim një 52-vjeçar grek nga mjedisi i saj miqësor.

Siç ka raportuar 40-vjeçarja, 52-vjeçari e ka dhunuar atë në orët e mbrëmjes të një dite më parë duke e vijuar aktin edhe në orët e para të mëngjesit, pasi kishte hyrë në shtëpinë e saj në zonën e Gefyrës.

Janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe rasti është duke u hetuar nga efektivë policorë të Departamentit për Hetimin e Krimeve dhe Prokurorisë së Kalcidonit. /noa.al