LAJME / E Enjte 26 Qershor 2025, 15:03

Denoncimet e krimeve zgjedhore, Altin Dumani: Kallëzimet e partive politike ishin të paplota dhe të pasakta! Duhet tajnim për prokurorët e SPAK dhe agjentëve të BKH-së

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është shprehur se sfidat me të cilat u përballën për hetimin e krimeve zgjedhore nuk ishin të pakta.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se kallëzimet e partive politike kanë qenë të paplota dhe të pasakta.

Ndërsa theksoi se duhet tajnim për prokurorët e SPAK dhe agjentëve të BKH-së për trajtuar me efikasitet rastet e krimit zgjedhor.

Altin Dumani: Sfidat nuk janë të pakta, duke iu referuar materialeve të partive politike që kanë mbërritur në SPAK kemi vënë re që kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota dhe shpesh jo të sakta.

SPAK është vendosur në kontakt me denoncuesit e partive politike dhe pas verifikimeve është konkluduar se për çdo problematikë të ngritur nga subjektet politike apo organizatat e shoqërisë civile, SPAK ka bërë verifikimet përkatëse për çdo kallëzim të bërë.

Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit. Gjithashtu është e nevojshme mbështetja e trajnimit të vazhdueshëm të prokurorëve e hetuesve të BKH-së për trajtuar me efikasitet rastet e krimit zgjedhor.

Të shfrytëzojmë më mirë teknologjitë e reja dhe analizat e të dhënave për të identifikuar më mirë rastet e shkeljeve zgjedhore”, tha Altin Dumani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE