
2023 ishte një vit padyshim i ndërlikuar për Joana Sanz, e cila duhej të përballej fillimisht me vdekjen e papritur të nënës së saj dhe më pas me arrestimin e bashkëshortit, Dani Alves. Modelja spanjolle zbuloi në rrjetet sociale se kishte tentuar vetëvrasjen. “Burri më ka tradhtuar në momentin më të vështirë të jetës sime, kam tentuar të vetëvritesha, sepse nuk duroja dot më”, – ka pranuar ajo.
Fatmirësisht, Joana, modelja nga Tenerife, e kaloi këtë moment tepër të vështirë. Fillimisht kërkoi divorcin nga Dani Alves, i akuzuar për sulm seksual ndaj një 23-vjeçareje, në burg prej janarit të vitit 2023. Më pas u tërhoq, duke thënë se do të luftojë bashkarisht me partnerin, deri në fund të gjyqit, kur të zbardhet e vërteta.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, Joana Sanz ka pranuar gjithashtu se nuk beson te monogamia dhe se është në kërkim të një personi të ndershëm dhe të sinqertë. Martesa me Dani Alves zgjati nga viti 2017 deri në vitin 2023. Thyerja erdhi pasi futbollisti përfundoi në burg me akuzën e përdhunimit të një 23-vjeçareje në një klub të Barcelonës.
Kush është Joana Sanz? E lindur në vitin 1993, ajo është një modele nga Tenerife. Joana u takua me Dani Alves në vitin 2016, falë miqve të përbashkët, dhe u bë gruaja e tij në vitin 2017, me një ceremoni private. Çifti nuk ka fëmijë. Nga martesa e mëparshme e mbrojtësit me Dinorah Santana, lindën Victoria dhe Daniel i vogël.
