LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 20:08

Dalja e ulët në zgjedhje, Kurtin e rrok pak paniku: Del me nje lutje ne video

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë.

Duket se dalja e ulët e qytetarëve e ka shqetësuar kryeministrin në detyrë.

Përmes një video-mesazhi, ai u është lutur qytetarëve që të dalin të votojnë.

Ai ua ka rikujtuar atyre se mund të votojnë edhe me kusht.

“Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë për të votuar. Të gjithë ju, që ende nuk keni votuar, ju lutem ta bëni një gjë të tillë. Për pak minuta vendosim për zhvillim, siguri dhe stabilitet për vendin tonë. E ju që tashmë keni votuar, ftoni miqtë, farefisin e dashamirët të shkojnë për të votuar. Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë. E juve që ju ka zënë puna të jeni në komuna tjera, mund të votoni me kusht në cilëndo komunë ku jeni. Secila komunë e ka një qendër të votimit bash për këtë punë. Dil dhe voto! Pak kohë ka mbetur. Mos e le për në fund! Ju dua!”, ka deklaruar ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE