LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 21:09

Dalin pamjet e ngjarjes se rende

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë rrugor në Hania të Kretës, ku një ambulancë u përplas me një automjet vetëm pak metra larg Spitalit të Përgjithshëm të qytetit.

Videoja e publikuar nga Zarpanews.gr tregon momentin e përplasjes së fortë mes ambulancës dhe një makine ngjyrë argjendi, e cila drejtohej nga një infermiere e Departamentit të Urgjencës së spitalit, e cila sapo kishte përfunduar turnin e saj.

 

Si pasojë e goditjes, ambulanca humbi kontrollin, u përmbys dhe përfundoi në rrugë.

Sipas raportimeve të mediave greke dhe agjencisë APE-MEA, një prej infermierëve të ambulancës pësoi fraktura në gjoks, ndërsa drejtuesi i ambulancës dhe shoferja e automjetit nuk pësuan dëmtime të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pacienti që transportohej me ambulancë humbi jetën për shkak të arrestit kardiak që kishte pësuar më herët, sipas njoftimit zyrtar të EKAB.

Rrethanat e plota të aksidentit po hetohen nga Policia Rrugore e Hanias.

Shoqata e Punonjësve të Shërbimeve Mjekësore të Emergjencës në Hania shprehu ngushëllimet për familjen e pacientit që humbi jetën dhe uroi shërim të shpejtë për tre personat e përfshirë në aksident.

Në reagimin e saj, shoqata theksoi kushtet e vështira në të cilat punojnë ekipet e emergjencës, duke nënvizuar se çdo ndërhyrje kërkon shpejtësi, përqendrim dhe vendimmarrje të menjëhershme, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të lehtësojnë kalimin e automjeteve të emergjencës.

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE