
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pretendon se nuk është lejuar të hyjë në ambientet e Kuvendit.
Në reagimin e tij, Shehaj shkruan se ndalimi është bërë “me urdhër të Edi Ramës”, ndërsa shton se afati i përjashtimit të tij nga Kuvendi kishte përfunduar dy ditë më parë.
“Me urdhër të Edi Ramës, Garda ndaloi hyrjen time sot në Kuvend. Edhe pse afati i përjashtimit ka skaduar prej dy ditësh, si në diktaturë, më ndaluan të futesha për të përfaqësuar zërin e qytetarëve,” shkruan Shehaj.
Ai vijon më tej me akuza ndaj kryeministrit, duke deklaruar se arsyeja e ndalimit lidhet me qëndrimet e tij në Parlament.
View this post on Instagram
“Sepse Rama nuk e kapërdin dot atë që i bëra në Parlament. Sepse ia thashë në sy që është Kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria dhe ka vjedhur popullin më të varfër të Europës. Po u vjen fundi!”, shprehet ai.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Kuvendi, Garda e Republikës apo Kryeministria lidhur me pretendimet e ngritura nga Agron Shehaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
