LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 01:01

Cpo ndodh ne Tirane!? Protestuesit bllokojnë Komisariatin nr.3, marrin vendimin ekstrem

Me qindra protestues vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar mbrëmjen e sotme përpara Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku po kërkojnë lirimin e qytetarëve të arrestuar gjatë protestës së paradites para Kuvendit.

Pas marshimit nga Kryeministria drejt komisariatit, turma nuk është shpërndarë. Protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Lironi çunat”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta nuk do të përfundojë me marshimin e mbrëmjes, por kane marre vendimin duke thene se do vijone te qendrojne përpara Komisariatit nr. 3 derisa qytetarët e ndaluar të lirohen.

Sipas tyre, arrestimet e kryera pas përplasjeve të paradites ishin të pajustifikuara, ndërsa protestuesit pretendojnë se policia përdori forcë, gaz lotsjellës dhe spray me piper ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, atmosfera para komisariatit mbetet e tensionuar, me protestuesit që vijojnë të brohorasin në mbështetje të të arrestuarve dhe të kërkojnë lirimin e tyre, duke bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të largohen derisa ata të dalin nga ambientet e policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE