
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar tensione përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit që kanë qëndruar gjatë natës në bulevard janë përballur me thirrjet e Policisë për të liruar hapësirën publike dhe për t’u larguar nga zona.
Përmes megafonit, forcat e rendit u kërkuan qytetarëve të zhbllokonin qarkullimin, duke paralajmëruar se mosrespektimi i urdhrit do të sillte ndërhyrje dhe masa sipas parashikimeve ligjore.
“Në rast se rruga nuk lirohet, Policia do të veprojë në përputhje me ligjin”, ishte mesazhi i përcjellë nga efektivët.
Megjithatë, protestuesit reaguan menjëherë ndaj paralajmërimeve, duke brohoritur në mënyrë të njëzëshme sloganin “Rama, jepe dorëheqjen” dhe duke vijuar qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
