LAJME / E Enjte 20 Gusht 2026, 23:11

Cfarë fshihet pas "shkarkimit" urgjent të Filip Cakullit nga Fiks Fare? Kush është gazetarja që prej vitesh ishte pas emisionit por

Pas më shumë se 20 vitesh në krye të Fiks Fare, gazetari dhe drejtuesi Filip Çakuli pritet të largohet nga emisioni investigativ, duke i hapur rrugë një kapitulli të ri në historinë e formatit.


Sipas burimeve pranë Top Channel, Filip Çakuli dhe zëvendësuesja e tij, Denisa Haxhiaj, janë njoftuar për largimin nga emisioni. Bashkë me Çakullin dhe Haxhiajn mësohet se janë larguar edhe moderatorët e emisionit dhe moderatorët Julian Deda me Xhemi Shehu

Fiks Fare, emisioni i parë investigativ i këtij lloji në Shqipëri, ka një histori prej 25 vitesh dhe gjatë kësaj kohe është kthyer në një prej programeve më të njohura të gazetarisë investigative në vend. Drejtimin e skuadrës së Fiks Fare mësohet se e ka marrë tashmë gazetarja Antela Lika, një prej emrave të njohur të ekipit investigativ. Antela Lika është autore e disa prej investigimeve më të forta dhe denoncimeve që kanë bërë jehonë ndër vite në ekranin e Fiks Fare.

Ndryshimi shënon një kthesë të rëndësishme për emisionin, i cili pritet të vijojë rrugëtimin me një drejtim të ri, por duke ruajtur fokusin te gazetaria investigative dhe denoncimi i problematikave që prekin qytetarët.
Largimi i Filip Çakulit, pas një periudhe kaq të gjatë, shënon fundin e një epoke për Fiks Fare, ndërsa kalimi i drejtimit te Antela Lika pritet të sjellë një kapitull të ri për emisionin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE