Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se nëse çdo shtet e interpreton sipas dëshirës së vet të drejtën për vetëmbrojtje, bota mund të rrëshqasë drejt një kaosi të plotë.
Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, të cituar nga agjencia Ria Novosti, Lavrov komentoi situatën në Lindjen e Mesme duke u ndalur te sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Ai nuk ka dhënë ende një qëndrim mbi sulmet e fundit të kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lavrov theksoi se një qasje e tillë selektive dhe e pavarur e përdorimit të forcës jashtë rregullave ndërkombëtare përbën rrezik për stabilitetin global, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE