LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 17:05

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron asnjë nga shqetësimet e qytetarëve, por i sulmon ata

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama për projektin në Zvërnec dhe protestën e qytetarëve kundër tij. Berisha akuzoi liderin e mazhorancës se e përdori këtë komunikim për të sulmuar qytetarët dhe jo për t’i sqaruar ata.

Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar dhjetëra mijëra qytetarë që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë anulimin e vendimeve të tij, të cilat janë një kërcënim madhor për mjedisin në Shqipëri dhe prishin përfundimisht klimën e investimeve në vend.”

Sipas Berishës, deri më tani Kryeministri Edi Rama ka dështuar të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec.

Në monologun e tij nuk tha një fjalë të vetme se përse Edi Rama firmosi lejen e zhvillimit në kundërshtim me ligjin, në prani të konflikteve gjyqësore midis palëve për pronën.

Nuk tha një fjalë të vetme nëse ai, në detyrim madhor të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që rrjedhin nga direktiva ‘Natura 2000’, ka bërë aty një vlerësim të përshtatshëm, ka bërë aty një vlerësim strategjik, ka bërë një vlerësim mjedisor për të gjithë këtë projekt.”

Një ditë më parë, Berisha u pozicionua në mbështetje të protestës, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të qytetarëve që prej së dielës së kaluar kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE