LAJME / E Hënë 30 Qershor 2025, 19:07

“Berisha ka futur në një thes familjen, shtetin dhe pushtetin”, Çupi ‘shpërthen’ ashpër:Saliu si hajduti me çelësa që …

Analisti Frrok Çupi në një emision televiziv tha se Berisha nuk ka as vullnetin dhe as aftësinë për t’u përballur me provat dhe akuzat që rëndojnë mbi të, duke e quajtur atë një figurë politike të komprometuar thellësisht, jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare.

Çupi theksoi se rasti Berisha ka kapërcyer kufijtë e një çështjeje të thjeshtë gjyqësore dhe është kthyer në një lajm për mediat ndërkombëtare, për shkak të faktit që ai mbetet një ish-kryeministwr dhe ish—president i padëshiruar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Duke komentuar dorëheqjen e kryesuese sw turpws gjykuese Elsa Ulliri për shkak të konfliktit të interesit në dosjen e njohur “Partizani”, Çupi la të kuptohet se ndikimi i Berishës në sistemin gjyqësor vazhdon të jetë i fortë.

Analisti nënvizoi se afera “Partizani” është vetëm një nga çështjet që implikon Berishën, duke shtuar se ai ka futur në një thes të vetëm familjen, qeverinë dhe interesat personale. Sipas tij, Berisha është përfaqësues i një tipi politikani që kryen krime pa vetëdije, pasi, siç tha Çupi, “krimin e ka pjesë të natyrës së tij dhe përmes tij mendon të projektojë të ardhmen.”

“Berisha nuk bën do përballje me provat. Por, ishte një lajm për mediat e huaja. Është edhe një fat që Berisha është një ish-kryeministër dhe një ish-President i padëshiruar për Amerikën dhe Europën dhe ky ishte lajmi. Populli shqiptar ishte viktima për Berisha dhe ai nuk del dot para. Berisha i ngjan një hajduti të vogël, që i zoti i shtëpisë, pra populli, i ka dhënë çelësat dhe ai e ka vjedhur, dhe ai ka ikur në punë. Dorëheqja e gjyqtares Elsa Ulliri, ajo vetë pranoi me sinqeritet që këtu ka konflikt interesi. Do e shikojmë që përsëri kur të hidhet shorti do të dalë një njeri i Berishës.

Berisha e di që afera “Partizani” ka korruptuar qeverinë e vet, ka futur në një thes familjen dhe qeverinë. Ai e di që kjo nuk është dosja e vetme, padyshim që krimet e Berishës janë sheshit, kanë ndodhur në këtë vend. Është tipike, Berisha kryen krime padashje. Ai e ka brenda vetes krimin, ai mendon se ashtu siç i vjen krimi, kërkon të sjellë edhe të ardhmen. Berisha nuk vjen vetëm me një krim në gjykatë, vjen me 100 torba të tjera. Kjo është veçantia e gjyqit të Berishës”, tha analisti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE