LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 21:09

Berberët në Gjilan i rrisin çmimet! Ja sa do të kushtoj prerja e flokëve

Qytetarët e Gjilanit do të duhet të paguajnë më shumë për prerjen e flokëve, pasi një pjesë e madhe e salloneve të berberëve kanë vendosur të rrisin çmimet e shërbimeve duke filluar nga 1 korriku.

Sipas raportimit të Radio Star, në shumicën e salloneve çmimi i prerjes së flokëve është rritur nga 5 euro në 7 euro, ndërsa në disa raste tarifat janë edhe më të larta.

Berberët e arsyetojnë këtë ndryshim me rritjen e vazhdueshme të kostove të operimit, përfshirë çmimet e produkteve profesionale, qiranë e lokaleve, faturat e energjisë elektrike, si dhe shpenzimet e tjera të biznesit.

Ndryshimi i çmimeve vjen pas një periudhe të gjatë gjatë së cilës tarifat janë rritur gradualisht. Vite më parë, prerja e flokëve në Gjilan kushtonte rreth 3 euro, ndërsa me rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionit, çmimet kanë pësuar rritje të vazhdueshme.

Sipas të njëjtit burim, në disa sallone të qytetit çmimi i prerjes së flokëve arrin deri në 10 euro, varësisht nga lokacioni, reputacioni i sallonit dhe lloji i shërbimit që ofrohet.

Rritja e çmimeve pritet të ndikojë te një numër i madh qytetarësh, ndërsa mbetet të shihet nëse ky trend do të përhapet edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Për momentin, nuk ka një çmim unik për këtë shërbim, pasi tarifat vazhdojnë të përcaktohen nga vetë bizneset, bazuar në ofertën dhe kostot e tyre të operimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE