LAJME / E Premte 11 Shtator 2026, 23:11

Befason Edi Rama, leshon paralajmerimin e FORTE: “Do te ndeshkohet … “

Në një rrëfim ndryshe në DritareTV me Rudina Xhungën, Kryeministri Edi Rama është ndalur gjatë te një nga plagët më të ndjeshme për qytetarët, marrëdhënia me administratën.

I pyetur nëse kjo marrëdhënie do të rregullohet ndonjëherë dhe nëse arroganca është problem i administratës apo tipar i gjithë shoqërisë shqiptare, nga Parlamenti e deri tek sjellja në rrugë, Rama ka pranuar se rrjetet sociale e kanë përshkallëzuar tensionin, por ka mbrojtur punën e bërë deri më tani.

Sipas tij, administrata sot ka njerëz me vlerë, por ende vuan nga ideja se dështimi nuk ndëshkohet – pikërisht kjo është ajo që qeveria kërkon të ndryshojë me reformën e “shkallës së meritës”.

“A do të rregullohet ndonjëherë marrëdhënia mes qytetarit dhe punonjësve të administratës? Është administrata arrogante këtu apo është arroganca tipari kryesor i sjelljes sonë si shoqëri? Sepse e kam dëgjuar shpesh këtë fjalën “arrogancë” apo arroganca është shembulli kryesor që jep Parlamenti që japin opozitat e Shqipërisë, apo arroganca është tipari kryesor i njerëzve edhe kur kalojnë edhe rrugën.

Rrjete sociale e kanë përshkallëzuar tensionin edhe e kanë rritur këtë dimension. Administrata është më mirë se çka qenë ndonjëherë, por jo aty ku duhet të jetë.

Unë kam pasur shumë rezerva për administratë sepse thoja se do t hapim negociatat por ne do të bëhemi gazi i votës me këta, se isha edhe unë pre e gjithë kësaj. Ne kemi qenë spektakolare po them për 1000 veta, jo për dhjetë veta ne kemi në administratë njerëz që kanë vlerë.

Problemi që ne kemi në administratë dhe që duam ta adresojmë tani me shkallën e meritës është që njerëzit në administratë mendojnë se performanca e keqe nuk ndëshkohet. Një ndër pikat më të nxehta për të cilat flitet shumë është kadastra, ne morëm nga e shkruara një vend me 21 mijë legalizime, sot kemi kryer 270 mijë dhe vetëm nga janari në korrik të këtij viti kemi kryer 21 mijë legalizimi, nuk themi që nuk kemi kryer asgjë por themi që kemi ende shumë për të rregulluar sepse nj administratë nuk ndërtohet si një pallat as si një rrugë apo hekurudhë të cilën po e bëjmë hap pas hapi.”

Rama theksoi se administrata nuk ndërtohet si një pallat apo një rrugë, por është një proces hap pas hapi, ku ka ende shumë për të rregulluar.