
Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e kësaj të premte pasi mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare një prej figurave të dashura dhe të respektuara të komunitetit shkodran, .
Paulin Ujka ishte pjesë e shoqërisë “Ilirikum” në Shkodër, ndërsa ndër vite kontribuoi në veprimtari të ndryshme kulturore e artistike. Ai ishte i pranishëm edhe në aktivitetet e Teatrit “Migjeni”, në festimet tradicionale të Karnavaleve të Shkodrës, si dhe në një sërë veprimtarish të Kishës Katolike, për të cilën punoi dhe kontribuoi me përkushtim. Gjithashtu Paulini ishte dhe babai i këngëtarit të njohur shkodran Mark Ujka.
Edhe pse ai mbylli sytë përgjithmonë, Paulini do të mbetet në kujtesë si njeriu i humorit, i shoqërisë dhe i fjalës së drejtë, por edhe si një bashkëshort dhe baba i përkushtuar.
Humbja e Paulinit ka lënë pas dhimbje e plagë të pashërueshme për familjarë, miq dhe të afërm të tij të cilët kanë reaguar zemërthyer për vdekjen e tij.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllimeve familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre.
