LAJME / E Premte 11 Shtator 2026, 23:11

Humb jetën 46-vjeçari, ja kush i shkaktoi vdkjen

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit.

Sipas të dhënave paraprake, 46-vjeçari Ermal Debrova dyshohet se ka qenë duke montuar një shtyllë elektrike kur ka pësuar aksidentin.

Ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.