LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 14:02

BE paralajmëron: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, e rrezikshme për gjithë botën

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani do të ishte e rrezikshme dhe jo e mirë për askënd, tha sot Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaya Callas.

“Shqetësimi për hakmarrje dhe përshkallëzim të luftës është i madh, veçanërisht sepse mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe nuk do të ishte e mirë për askënd”, u tha Callas gazetarëve përpara një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së, raporton Reuters.

Televizioni iranian Press TV njoftoi të dielën se Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit është gati të marrë një vendim përfundimtar nëse do ta mbyllë ngushticën, pasi parlamenti e mbështeti masën.

Rreth 20 për qind e kërkesës globale për naftë dhe gaz kalon nëpër këtë kanal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE