LAJME / E Mërkurë 26 Maj 2021, 02:02

Bashkë dolën cift nga Përputhen/ Ola dhe Murati tregojnë planin për të ardhmen: Më 1 qershor do të…

Sic kishte lajmeruar dite me pare edhe autorja e programit Përputhen, Olsa Mehmeti, të gjitha çështjet e mbetura pezull në Përputhen rinore moren zgjidhje. Një ndër to ishte edhe e ardhmja e çiftit Ola dhe Murat.


Ata të dy vendosën të dilnin si çift nga Përputhen, dhe gjithashtu dyshja e dashuruar tregoi edhe planet e tyre për të ardhmen e lidhjes së tyre.

E pyetur në studio se çfarë do të ndodhë më 1 qershor, pasi vetë çifti e përmendi këtë datë, Ola zbuloi se kanë plan të bashkëjetojnë sapo Murati të ndryshojë shtëpinë.