Një furrë buke në një lagje të Tiranës është bërë qendra e një akti human që ka prekur zemrat e qytetarëve. Çdo mëngjes, një burrë i moshës së mesme lë një thes me bukë pranë hyrjes së furrës, me një shënim të thjeshtë:
Për ata që nuk kanë.”
Punëtorët e furrës thanë se ai nuk pranon të zbulojë identitetin, por e bën këtë çdo ditë prej më shumë se 1 viti. “Vjen herët në mëngjes, lë bukët dhe largohet. S’kërkon as falënderime, as kamera,” tha një punonjës.
Banorët thonë se ky gjest ka ndihmuar shumë të moshuar që jetojnë vetëm dhe me pensione minimale.
Ky akt i heshtur ka kthyer buzëqeshjen në fytyrat e atyre që shpesh harrohen nga sistemi. Në një kohë krize ekonomike, ky është një kujtim se njerëzimi ende ekziston mes nesh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE