LAJME / E Mërkurë 2 Korrik 2025, 17:05

Babai i 12 vjeçares tr*ndit në Gjykatë: Po kam ab*zuar me vajzën time, e fusja në makinë dhe..

Zamir Meta, babai i 12 vjeçares ka pranuar këtë të mërkurë para togave të zeza aktin monstruoz të përdhunimit të së bijës.

Në Gjykatë, aty ku dhe po zhvillohet seanca për tu njohur me masën e sigurisë, babai i 7 fëmijëve ka treguar dhe detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë, teksa po ktheheshin nga Tirana për në shtëpinë e tyre në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Lajmi i rëndë u bë me dije një ditë më parë, ku përmes një njofitmi zyrtar Policia e Shtetit njoftoi se së fshatin Sheqishtë të Patosit u bë i mundur arrestimi i shtetasit Zamir Meta, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.

Pas njoftimit të bluve, ishte vetë nëna e të miturës, Juela Meta e cila rrëfeu mes lotëve se vajza ishte larguar nga banesa në orën 04:00 të mëngjesit dhe e tmerruar kishte shkuar te komshinjtë për të kërkuar ndihmë.

Ajo pohoi se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por nuk i tregonte askujt për tmerrin që po përjetonte dhe se vetë 30-vjeçarja nuk ishte në dijeni të asaj çfarë po ndodhte me vajzën e saj.

“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar.

Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.

Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha ajo, deklaratë të cilën e ndryshoi disa orë më vonë duke thënë se nuk e ka parë me sytë e saj këtë ngjarje dhe pretendoi se vajza e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, që vetë e mitura, në prani të një psikologu, tregoi se është përdhunuar disa herë nga babai i saj, që kur ajo ka qenë 5 vjeçe. Madje sipas saj, ai ka abuzuar me të edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE