
Avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetic, ka publikuar statistika që, sipas tij, ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e trajtimit të apelimeve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Përmes një reagimi publik, Misetic bëri të ditur se Paneli i Apelit në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit ka miratuar edhe një apelim të Prokurorisë.
Sipas avokatit, bilanci i deritanishëm në dy çështjet gjyqësore që vazhdojnë të jenë në proces është si më poshtë:
Apelimet e Prokurorisë: 3 nga 3 të pranuara (100 për qind).
Apelimet e Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100 për qind).
Misetic argumenton se këto shifra do të jenë pjesë e diskutimeve për funksionimin e gjykatës pas përfundimit të mandatit të saj.
“Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të punës së tyre, paanshmëria dhe drejtësia gjyqësore do të jenë ndër temat kryesore të debatit,” ka shkruar ai.
Deklarata e avokatit vjen në një kohë kur proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë në Hagë, ndërsa mbrojtja dhe Prokuroria vazhdojnë të paraqesin kërkesa dhe ankesa procedurale gjatë zhvillimit të gjykimit.
Deri më tani, Dhomat e Specializuara nuk kanë reaguar ndaj deklaratës së Miseticit. Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkëakuzuarve vazhdon sipas procedurave të parashikuara nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
