
Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi mësohet se një automjet me drejtuesin qytetarin Shpëtim Limka ka përplasur një motor. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua, Agron dhe Drita Hasaj që ndodheshin në motor.
Ndërkohë të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
