LAJME / E Shtunë 30 Dhjetor 2023, 21:09

Automjeti e përplasi dhe e hodhi në kanal, humb jetën menjëherë 52-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmje ne sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.