LAJME / E Martë 2 Janar 2024, 15:03

Aulona Musta: Në Shqipëri ka shumë njerëz të famshëm, por nuk janë influencers

Aulona Musta është një moderatore e njohur në televizion dhe influecuese në rrjetet sociale. Këtë të martë ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku ka folur për përditshmërinë e saj dhe angazhimin edhe si sipërmarrëse.

Por një pikë e fortë e saj ndikimi që ka në rrjetet sociale. E në këtë aspekt, Aulona vlerëson se në Shqipëri ka shumë personazhe të famshëm me shumë ndjekës, por që nuk janë ndikues tek të tjerët.

Siç thotë edhe vetë moderatorja, të jesh influencers sot në vende të botës është edhe lëndë në universitet.

Për këtë arsye, Aulona mendon se jo kushdo mund të jetë influencers, pavarësisht numrit të ndjekësve që ka.

“Në fakt, influencer në shumë vende jashtë ka filluar edhe si lëndë në universitete edhe mund të marrësh një diplomë sepse është punë më vete, është art më vete. Të dish të influencosh dhe të ndikosh tek njerëzit realisht është një gjë që ju kushdo mund ta bëjë. Në Shqipëri ka shumë personazhe publikë që janë shumë të famshëm, kanë shumë ndjekës, kanë miliona folloëers, por nuk janë influencers. Nuk dinë të ndikojnë sepse është punë më vete. Duhet edhe të kesh çik aftësinë, edhe të mësosh, edhe ta përvetësosh me kalimin e kohës këtë lloj dhuntie se si ta përdorësh në të mirën tënde dhe favorin e atyre që të ndjekin”.

Komentet negative në rrjetet sociale, thotë se e ndikojnë aspak.

Unë mendoj se jam një ndikuese e mirë dhe e them se kjo ka ardhur për faktin që jam një njeri realisht shumë i thjeshtë. Mua në pjesën më të madhe të kohës më shikon të palyer, duke ecur rrugëve sepse nuk preferoj të marr as makinën, dua të eci në këmbë shumë shpesh me tuta, ndonjëherë dhe mami më thotë po kush shkoj ku del kështu.

Nuk mund të ndaj dot se ku jam më e mirë, por mua vetë më pëlqen shumë fakti që kam një lloj ndikimi pozitiv tek ai target grup që mua më ndjek, ashtu siç ka dhe plot njerëz që mua më kanë inat. Unë nuk jam nga ata njerëz që mërzitem. Realisht, komentet e njerëzve të panjohur më ndikojnë zero, jam një njeri me shumë vetëbesim, kam punuar shumë për këtë gjë, mendoj se shkolla që kam bërë për psikologji më ka ndikuar, leximi më ndikon shumë, unë dua që ta shikoj jetën pozitivisht”, u shpreh Aulona Musta.