LAJME / E Enjte 26 Qershor 2025, 00:12

“Aty më filluan kr*zat!” Luizi operohet, tregon situaten e rende

Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë. Në një postim në Instagram, ai ka treguar me humor të zakonshëm se operacioni nuk ka qenë pjesa më e vështirë e gjithë përvojës. Me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe të çiltër, Luiz shkroi:

“Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur ndalova tek recepsioni për faturën, aty më filluan krizat…”

Postimi i tij shkaktoi menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, me fansat që e vlerësuan aftësinë e tij për të ruajtur pozitivitetin edhe në situata jo të lehta. Luizi, i cili është mjaft i ndjekur në Instagram dhe në mediat online që pas daljes nga Big Brother VIP, vazhdon të ndërthurë jetën artistike me momente personale, shpeshherë të mbushura me ironi dhe batuta që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës.

Në këtë rast, edhe pse bëhet fjalë për një ndërhyrje shëndetësore, ai zgjedh që të mos dramatizojë, por përkundrazi, të sjellë buzëqeshje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE