LAJME / E Premte 19 Qershor 2026, 14:02

Atë ditë vendi do të dridhet! Qyno: Sapo Rama të bjerë, emri i zyrtarit në takimin “Aruba” do të bëhet shpejt i qartë.

Gazetari Enton Qyno i ka përqendruar deklaratat e tij të fundit në të ashtuquajturën “çështje të Arubas”, duke pretenduar se në atë takim u përcaktuan skenarë se si paratë e drogës do të futeshin në ekonominë shqiptare.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Qyno tha se “Aruba” përfaqëson një takim strategjik ku, sipas tij, u diskutua metoda e kanalizimit të kapitalit të paligjshëm në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, kryesisht në ndërtim dhe energji.

Ai pohoi se në këtë proces ishin të përfshirë edhe përfaqësues të lidhur me vendimmarrjen shtetërore, të cilët, sipas tij, kanë dhënë garanci për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe projekteve të mëdha të investimeve.

“Aruba është takimi ku u vendos strategjia e ardhshme se si duhet të shkrihen paratë e drogës. Pra, u soll edhe një përfaqësues i qeverisë për të marrë një garanci nëse lejet do të jepeshin dhe miratoheshin, sepse mund të kesh para, por nëse qeveria nuk miraton lejet e zhvillimit, vendet e ndërtimit, atëherë është e kotë t’i sjellësh këtu dhe të investosh sepse gjithmonë do të hasësh pengesa.”

Pasi u mor “ok”-u pikërisht nga përfaqësuesi i qeverisë dhe më pas u garantua se këto para do të vinin edhe në Shqipëri, sigurisht që nevojiteshin edhe njerëz që zotëronin prona të mëdha në Shqipëri. Dhe kush ishin këta njerëz? Ishte Artur Shehu që zotëron një pjesë të madhe të pronave në bregdetin jugor… Ishte Elton Mehmeti që kishte një copë tokë pas stadiumit Air Albania, e cila më vonë u shpronësua, por qëllimi ishte të ndërtohej edhe një kompleks kullash atje. Dhe kishte disa njerëz të tjerë, nipër dhe miq të Xhikës, sepse edhe ata kanë një numër pronash në kryeqytet. Dhe në këto kushte, për të krijuar mundësinë e kantiereve të ndërtimit, lejeve të ndërtimit dhe për të krijuar gjithashtu mundësinë e rigjallërimit të këtyre vendeve përmes parave të drogës, u mbajtën disa takime në Aruba, Belgjikë, Itali, me qëllimin e vetëm: sigurimin e lejeve të ndërtimit në mënyrë që këto para të mund të vinin më pas në Shqipëri dhe të bashkoheshin në sektorin e ndërtimit”, tha Qyno, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE