LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 02:02

Asfalt i artë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore autostradale

Nga  Boldnews.al

Aksi dytësor i autostradës Tiranë-Durrës, që shkon nga Spitali Hygeia deri te “Megatek”, ka kohë që ka nevojë për ndërhyrje asfalti. Gjendja e tij u përkeqësua edhe më tej, pasi iu desh të përballonte një fluks të shtuar, i cili ishte imponuar nga punimet në aksin rrugor që lidh kryeqytetin me fqinjin e tij bregdetar.


Pjesë të ndryshme të rrugës me gjatësi afërsisht 7 kilometra kanë humbur asfaltin, ndërsa muret anësore kanë nevojë për ndërhyrje rehabilitimi. Megjithatë, në përgjithësi, aksi rrugor nuk ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme. Gjerësia e tij është optimale për lëvizjen e automjeteve në të dyja drejtimet. Aksi kalon nëpër një rrugë fushore, kryesisht të drejtë dhe me vetëm një kthesë që nuk përbën problem për ndërhyrje të thella.

Në foto: Gjendja aktuale e aksit Hygeia-Megatek, duke iu referuar dokumenteve të tenderit
Pra, me pak vullnet të mirë dhe me një kosto jo shumë të lartë, kjo rrugë dytësore mund të sillet në parametra optimalë, duke kryer një ndërhyrje sipërfaqësore vetëm në shtresat e asfaltit.

Për këtë ka menduar së fundmi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga komandantja Anuela Ristani, e cila po kryen detyrën e saj pas arrestimit të kryetarit të bashkisë në detyrë, Erion Veliaj.

Në foto: Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani
Pas shumë vitesh, është menduar që asfalti të riparohet dhe të bëhet një shtresë e re. Kjo duket të jetë një zgjidhje e mirë. Por, projekte të tilla, ku autoritetet publike kombinojnë dëshirën e qytetarëve për sistemin rrugor me nevojën për tenderë të fryrë, nuk janë diçka e re në vendin tonë.

Duket se administrata lokale e Tiranës ka vepruar pikërisht në këtë frymë.

Asfalt i artë

Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës shpalli tenderin për “Rikonstruksionin e Rrugës Dytësore Tiranë-Durrës (Hygea-Megatek)”. Fondi limit për këtë tender është 595 milionë lekë të reja, ose pak më shumë se 6 milionë euro.

Dokumentet e tenderit deklarojnë se gjatësia e rrugës që do të shtrohet është rreth 6.8 kilometra. Me një llogaritje të thjeshtë, kostoja e shtruarjes së një kilometri të kësaj rruge dytësore është rreth 900 mijë euro, një vlerë në dukje e fryrë për një sistem rrugor që pothuajse nuk ka vështirësi.

Këtë e pohojnë edhe vetë zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, në dokumentet e tenderit.

"  Rruga në përgjithësi ruan një uniformitet për sa i përket gjerësisë së saj. Në situatën ekzistuese, gjerësia e matur varion nga 6.5-7.2 m. Gjerësia e rrugës dikton ndarjen e korsive në 3.25 metra secila, që është një gjerësi e mjaftueshme për kalimin e automjeteve me një shpejtësi të lejuar prej 40 km/orë  ."

Në foto: Pjesë nga dokumentet e tenderit prej 6 milionë eurosh
Ky shpjegim tregon qartë se aksi rrugor nuk ka nevojë për ndërhyrje të thella, as për zgjerim apo veprime të tjera në tërësinë e tij.

Më tej, në dokumentet e tenderit, thuhet: “  Nga ana tjetër, trotuaret janë mjaftueshëm të gjera për kalimin e lirë të banorëve të zonës  .” Pra, qartësisht, aksi rrugor nuk ka nevojë për ndërtimin e trotuareve, gjë që mund të rrisë kostot e ndërhyrjes, por ka nevojë vetëm për disa ndërhyrje asfalti periferike në to.

Pra, gjithçka që lexohet në dokumentet e tenderit prej 6 milionë eurosh lidhet thjesht dhe vetëm me asfaltimin e karrexhatës së këtij aksi rrugor dytësor prej më pak se 7 kilometrash, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE