LAJME / E Premte 26 Janar 2024, 20:08

Arrestohen 2 trajnerët e Butrintit/ Dhunuan fizikisht futbollistin 21-vjeçar

Policia ka vënë në pranga 2 trajnerët e skuadrës së Butrintit të Sarandës, Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço, të cilët një ditë më parë dhunuan fizikisht lojtarin e skuadrës së tyre Albi Selimaj.

Shkak i kësaj ngjarje mësohet të jetë bërë një konflikt mes futbollistit dhe dy të arrestuarve, pas një debati se përse 21-vjeçari nuk ishte angazhuar prej tyre në ndeshje.

Debati është zhvendosur në dhomat e zhveshjes, aty ku mësohet se dy trajnerët kanë goditur me grushta të riun, i cili më pas ka përfunduar në spital aty ku po merr ende ndihmë mjekësore.