LAJME / E Premte 19 Korrik 2024, 23:11

Arrestimi i 5 efektivëve të policisë në Elbasan, reagon Balla: Përpjekja për vetëpastrim në strukturën e Policisë…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e 5 efektivëve të Policisë në Elbasan.
Balla shkruan se përpjekja për vetëpastrim brenda strukturës së policisë është në vijim.
Teksa e cilëson si profesion fisnik punën e policit, Balla shkruan se vetëpastrim për ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e tij në detyrën e Ministrit të Brendshëm.


Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

”E vura disa herë në dukje sot në komisionet parlamentare, ndërsa prezantova Projektligjin e ri “Për Policinë e Shtetit”, se polici është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës. Prandaj përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e mia si Ministër i Brendshëm. Fal punës së mirë hetimore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, janë vënë para drejtësisë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik”, shkruan Balla.