LAJME / E Diel 22 Qershor 2025, 18:06

Analisti tr*ndit Kosovën e Shqipërinë: Ja pse edhe Serbia kerkon l*fte

“Kosova dhe Shqipëria do i gjendeshin njëra-tjetrës për çdo problem. Madje edhe kur ishte pjesë e Jugosllavisë, disidenca e tyre ka qenë pro shqiptarëve. Do të doja të ishte edhe Bullgaria, sepse është një vend që i ka treguar dhëmbët Serbisë. Uroj që vendet tona ta shikojnë Serbinë ashtu siç është.  Serbia ka një ushtri shumë potente”, tha Andoni.

“Besoj që na presin kohë shumë të vështira dhe deri në momentin që Serbia të pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur, ne duhet ta llogarisim jo thjesht incidente si Banjska, por edhe gjëra më të përshkallëzuara”.

Sipas tij, edhe sulmin terrorist në Banjskë, e mbyllën njerëzit e KFOR-it. “Me gjithë respektin që kam për ata, Forcat e Sigurisë të Kosovës janë shumë të limituara para ushtrisë serbe”, tha Andoni. “Rreziku jo vetëm është eminent, por gjithmonë e më shumë ata po e tregojnë hapur. E ç’është më e keqja, edhe pala amerikane shpreh një lloj nostalgjie për bombardimin e Serbisë. Më parë me ambasadorin Hill dhe më pas me djalin e Presidentit Trump. Kosova humbi në këto vite një gjë që do të jetë shumë e vështirë ta rikuperojë”. (A2 Televizion) , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE