LAJME / E Enjte 7 Mars 2024, 18:06

Akuzat ndaj njerkut/ Zbardhet dëshmia e 25-vjeçares: Më përdhunoi që 14 vjeç, nëna nuk e dinte

Të tjera detaje jan ë zbarhdur në lidhje me ngjarjen e rëndë të zbuluar në Greqi, ku një 25-vjeçare akuzoi njerkun e saj shqiptare për përdhunim.

Vajsa ka deklaruar se Delin Beqiri e ka përdhunuar që kur ajo ishte 14 vjeç, pasi ishte lidhur me nënësn e saj 50-vjeçare Dhurata Shpati.

25-vjeçarja vendosi ta denoncojë shqiptarin pasi në mesnatën e së martës ai dyshohet se e përdhunoi sërish. Vajza theu heshtjen dhe raportoi tek autoritetet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka përjetuar nga duart e njerkut të saj. Në një intervistë të të dhënë për “protothema.gr”, vajza përjashton të ëmën nga “korniza” e fajtorëve, ku shprehet se ajo nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.

“Nëna ime nuk ishte në dijeni për këto gjëra. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë, ai e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë, mamaja ime e pyeste se pse ishe i tillë dhe bënte këto reagime. Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja”, thotë 25-vjeçarja që pritet të kontrollohet nga mjeku mjekësor, nga një psikolog për të kapërcyer tronditjen.

Shqiptari pritet të dalë të hënën para hetuesisë së Pireut për të kërkuar falje.