LAJME / E Diel 31 Dhjetor 2023, 16:04

Aksidentoi me makinë një 12-vjeçare, procedohet i lirë i riu në Gjirokastër

Një 22-vjeçar është proceduar i lirë në Gjirokastër,pasi aksidentoi një 12 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur të shtunën më 30 dhjetor.

Vajza ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve por pr fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i policisë

- Advertisement -
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.