
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë në Golem të Lushnjes. Gazetarja Anila Sefa ka mësuar se viktima është Veri Deliu, rreth 70 vjeç. Ai u përplas nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë.
Policia thotë se në lidhje me këtë ngjarje ka shoqëruar në komisariat 26-vjeçaren Anisa Xhepexiu. Ajo ishte në drejtimin e makinës në momentin e aksidentit.
Sipas asaj që raporton gazetarja Sefa, dyshohet se viktima ka lëvizur në krahun e kundërt të lëvizjes së rrugës, duke hyrë në asfalt. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al
