LAJME / E Shtunë 28 Tetor 2023, 15:03

Aksidentimi për vdekje i 35-vjeçarit që po priste degët e palmave, arrestohen 2 punonjësit e firmës në Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.13 Durrës, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmave, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

Enrik Mahmutaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës; Blerim Margeshi, 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al